Lajmi

Vajzat minorene "me qira" për filma porno, pranga prindërve

SHBA – Historia e dhimbshme e katër vajzave të mitura, 6 deri në 16 vjeç, që detyroheshin nga prindërit të kryenin marrëdhënie seksuale me të panjohur, ka shokuar opinionin publik në mbarë botën.

Autoritetet në SHBA kanë vënë në pranga çiftin e bashkëshortëve, Ronnie Lee McCall, 61 vjeç dhe Connie McCall, 40 vjeç, të cilët akuzohen për shfrytëzimin seksual të vajzave të tyre të mitura.

Siç raportojnë mediat vendase, çifti i jepte vajzat me “qira” për persona që abuzonin me to dhe filmonin aktet seksuale, për ti shitur si filma pornografikë.

Policia në Johnson City e zbuloi rastin, kur gjeti në një rulo katër vajzat e mitura, në kushte të rënda higjienike.

“Njëra nga vajzat, vetëm 6 vjeç, i kishte dhëmbët të krimbur dhe të gjitha ishin të mbushura me morra dhe pleshta.”- deklaruan autoritetet.

Prindërit "monstra" kanë mohuar akuzat, ndërsa do të përballen me drejtësinë nën akuzën e krimeve seksuale.

(er.nu/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=156304

Leave a Response

Tags

Back to Top