Lajmi

Taksistët peticion me 3 pika drejtuar qeverisë "Rama'

TIRANË- Sindikata e taksistëve ka protestuar përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të drejtat e tyre. Kryetari i sindikatës së taksive 4+1, Gëzim Bardhi deklaroi se kanë gati një peticion për qeverinë e re me kërkesat dhe problematikat e tyre. Ndërsa, për qeverinë në ikje deklaroi se dështoi me politiken e liberalizimit të licencave pasi liberalizoi informalitetin.

“Kemi përgatitur një peticion në emër të të gjithë taksistëve të Shqipërisë, ku me pak fjalë do ti kërkojmë, luftën kundër informalitetit, të cilën na e la peshqesh qeveria në ikje, e dyta që do i kërkojmë zotit Rama, meqenëse kur ishte kryetar Bashkie u çudit që licencat që jep Bashkia e Tiranës qenkan liberalizuar. Meqë ai do jetë në krye të shtetit, do i kërkojmë të anulojë këtë ligj famëkeq që nuk bën gjë tjetër veçse falimenton biznesin tonë. Kufizimin e licencave sipas numrit të banorëve, sipas standardeve evropiane dhe kthimin e këtyre licencave në mënyrën më të ligjshme se jemi biznes për tjetërsimin dhe trashëgiminë e licencave që na e ka mohuar më padrejtësinë më të madhe qeveria në ikje”, Gëzim Bardhi, kreu i sindikatës së taksistëve.

Protesta e taksistëve zgjati për rreth një orë në bulevard dhe erdhi pas disa vendimeve të marra gjatë konferencës që zhvilluan pak ditë më parë në Tiranë.
(e.m/News24/BalkanWeb)

VIDEO: Taksistët peticion me 3 pika drejtuar qeverisë ‘Rama’

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=147379

Leave a Response

Tags

Back to Top