Lajmi

Renditja me short në fletën e votimit, fleta e votimit, PS nr 29, PD nr 43

Renditja me short në fletën e votimit, fleta e votimit, PS nr 29, PD nr 43TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), pas hedhjes së shortit, përcaktoi renditjen e subjekteve zgjedhore dhe miratoi përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e 23 qershorit.

Keshtu, Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres renditet e para në fletën e votimit; e pasuar nga Partia Popullore Kristian-demokrate, që renditet e dyta, Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane renditet i treti; në vend të katërt renditet koalicioni Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim; i ndjekur nga Aleanca Kuqezi që renditet e pesta dhe Fryma e Re Demokratike, rreshtuar e gjashta në fletën e votimit. 

Fleta e votimit, që në këto zgjedhje është e verdhë, hapet nga dy parti, që nuk garojnë brenda koalicioneve, dhe mbyllet po nga dy parti, që garojnë të vetme, AK dhe në fund renditet Fryma e Re Demokratike.

Nga shorti mesohet se Partia Socialiste do të mbajë numrin 29 në fletën e votimit, ndërsa Partia Demokratike numrin 43.

Diskutimi i aktit, në fillim të mbledhjes së KQZ-së u shoqërua me debate, pasi përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj kërkoi miratimin e tij me shumicë të cilësuar. "Kemi të bëjmë me një akt normativ, për të cilin kodi zgjedhor parashikon votim me pesë vota", tha ai.

Por, ky pretendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, i cili tha se akti për hedhjen e shortit është i thjeshtë dhe jo një akt normativ, ndaj miratimi i tij mund të bëhet me katër vota.
Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi e mbrojti aktin e hartuar nga administrata zgjedhore, i cili sipas saj nuk ka karakter të përhershëm, por është përpiluar vetëm për zgjedhjet e qershorit, dhe miratimi i tij kërkon katër vota. 

1-Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres renditet e para në fletën e votimit
2-Partia Popullore Kristian-demokrate renditet e 2
3-Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane renditet e 3
4-Aleanca për Punësim Mirëqenie dhe Integrim renditet e 4
5-Shorti në KQZ, Partia Aleanca Kuqezi renditet e pesta në fletën e votimit
6-Partia Fryma e Re Demokratike renditet e 6 në fletën e votim

RENDI I DITËS SOT
Për shqyrtimin e raportit mbi realizimin e provës së testit të datës 13 Prill 2013, lidhur me projektin e Sistemit Elektronik të Numërimit, SEN”.

- Projekt-vendim: “Për miratimin e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për hedhjen e shortit të renditjes të subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013, për çdo zonë zgjedhore”.

- Projekt- vendim: “Për disa ndryshime në vendimin e KQZ-së, nr.23, datë 05.02.2013, “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve teknike të fletës të votimit, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

- Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e procedurës të ndarjes së QV-së 0215, Komuna Bërdicë, qarku Shkodër, për zgjedhjet e Kuvendit të datës 23 Qershor 2013”.

(d.b/BalkanWeb)


KQZ miraton akreditimin e 42 vëzhguesve të misionit të OSBE/ODIHR Zbulohet raporti. Dyshimet për KQZ, PS: Jo numërim elektronik

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=132801

Leave a Response

Tags

Back to Top