Lajmi

Pukë, vdes në galeri minatori, kompania: Aksidenti nuk lidhet me kushtet e sigurisë

Pukë, vdes në galeri minatori, kompania: Aksidenti nuk lidhet me kushtet e sigurisëPUKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në minierën e Lak-Rroshit. Një minator 20-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Lumbardh të komunës Qafë Mali, ku ndodhet edhe miniera.
Mësohet se viktima Elton Gjeta është zënë poshtë nga një masiv mineralesh, teksa punonte në galerinë e minierës. 

Kompania ‘Beralb Sha’ që menaxhon galerinë, sqaron përmes një njoftimi për mediat se në bazë të hetimeve paraprake humbja e jetës së minatorit Gjeta, është rrjedhojë e një aksidenti fatal, i pa lidhur me shkaqe që kanë të bëjnë me kushtet e sigurisë së punës.

“I ndjeri ka qenë duke punuar me pistoletën pneumatike, në kohën që një bllok minerali është shkëputur, duke e goditur në mënyrë fatale e shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Organet kompetente shqiptare janë duke bërë verifikimet e rastit për këtë ngjarje dhe kanë të gjithë mbështetjen e shoqërisë për këtë qëllim. Shoqëria BERALB SHA i ofron familjarëve të të ndjerit, të gjithë mbështetjen shpirtërore dhe materiale, duke u angazhuar plotësisht, në mënyrë që të lehtësojë sado pak dhimbjen e tyre.”- nënvizohet në njoftimin e kompanisë.

“Shoqëria Beralb sha, në mënyrë të vazhdueshme dhe domethënëse, ka investuar në kushtet e sigurisë në punë, në të gjitha objektet e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.”- përfundon njoftimi. 

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=113713

Leave a Response

Tags

Back to Top