Lajmi

Matura Shtetërore, nesër zhvillohet provimi i matematikës

Matura Shtetërore, nesër zhvillohet provimi i matematikësTIRANË-Maturantët nesër do të testohen për provimin dytë të Maturës Shtetërore atë të matematikës. Rreth 49 mijë maturantë nesër rreth orës 08:30 minuta duhet të paraqiten në ambintet e shkollave ku do të zhvillohet testimi së bashku me mjetet përkatëse të identifikimit.

Ndërsa provimi zyrtarisht fillon në orën 10:00 dhe zgjat për rreth 2 orë e gjysëm. Teza që do tu paraqitet maturantëve do të përmbajë 25 pyetje ku 13 prej tyre janë me shtjellim, kurse pjesa tjetër janë me alternative.

Edhe në këtë testim, maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që t’u përmbahen rregullores së hartuar mbi kushtet e dhënies së provimit, në mënyrë që të mos penalizohen me mosnjohje të rezultatit. Provimi i radhës është ai i lendeve me zgjedhje qe zhvillohet në datën 29 qershor.
(e.m/New24/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=136974

Leave a Response

Tags

Back to Top