Lajmi

KQZ, strategji trajnimi për anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretë

KQZ, strategji trajnimi për anëtarët e komisioneve të nivelit të dytë dhe të tretëTIRANË- Kualifikimi më i mirë i anëtarëve të komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë në zgjedhjet e qershorit 2013 synohet përmes një strategjie trajnimi të tyre, të parashikuar në një p/vendim të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili pritet të shqyrtohet të hënën paradite.

KQZ, në zbatim të nenit 21 të Kodit Zgjedhor, ka detyrimin të kryejë kurse trajnimi për anëtarët e KZAZ-ve dhe të KQV-ve dhe për këtë qëllim është përgatitur dhe strategjia e trajnimit të tyre.
Strategjia është një plan pune i detajuar për të gjithë fazat e procesit të trajnimeve dhe që parashikon kualifikimin e komisionerëve me qëllim mbarëvajtjen dhe mirëadministrimin e procesit në zonën e administrimit zgjedhor (ZAZ), në qendrën e votimit (QV) dhe në vendin e numërimit të votave (VNV), në funksion të realizimit të zgjedhjeve sipas standarteve.

P/vendimi i KQZ-së parashikon një procedurë transparente në përzgjedhjen dhe rekrutimin e trajnuesve, të cilët duhet të përmbushin disa kritere vlerësimi.

Gjithashtu, në mbledhjen e ditës së hënë parashikohet dhe shqyrtimi i p/vendimit "Për miratimin e dokumentacionit të punës dhe modeleve të vendimeve të KZAZ-ve, për zgjedhjet e Kuvendit".

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=118203

Leave a Response

Tags

Back to Top