Lajmi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton sot selitë e KZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton sot selitë e KZAZ-veTIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të diskutojë sot pr/vendimin "Për caktimin e njësive administrative ku do të vendosen selitë e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor".

Nenet 93 dhe 94 të kodit zgjedhor përcaktojnë disa nga kriteret që duhet të plotësojnë ambientet, për krijimin e KZAZ-ve. Propozimi i administratës zgjedhore të Komisionit për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen këto seli, ka marrë parasysh eksperiencën e krijuar në vite, përparësitë logjistike, distancën nga qendrat e votimit, transportin rrugor, afërsinë me ambientet që plotësojnë kushtet për Vendet e Numërimit të Votave, etj

Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore ka propozuar kryesisht njësitë më të mëdha administrative dhe njësitë që janë në qendër të zonës së administrimit zgjedhor, si vendndodhje për krijimin e selive të KZAZ-ve. Për lehtësi të administrimit të procesit janë propozuar dhe disa njësi administrative, të cilat janë jashtë territorit të ZAZ-së përkatëse.

Numri i Zonave të Administrimit Zgjedhor(ZAZ), të cilit i korrespondojnë edhe qendrat e numërimit të votave për zgjedhjet e 23 qershorit është 89, nga 66 që ishte në zgjedhjet e 2009-s. Kjo u vendos nga Kolegji Zgjedhor më 3 janar, pasi KQZ më parë nuk kishte mundur të merrte një vendim duke qenë se votimi i tij kërkonte shumicë të cilësuar (5 vota të 7 anëtarëve të Komisionit).

(er.nu/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=118800

Leave a Response

Tags

Back to Top