Lajmi

Greqi, parlamenti voton në parim Kodin e Emigracionit

Parlamenti grek votoi mbrëmë në parim Kodin e ri të Emigracionit, me votat e Demokracisë së Re, PASOK-ut dhe DIMAR-it, ndërsa SYRIZA abstenoi. Kundër ligjit të ri votuan Grekët e Pavarur, Partia Komuniste dhe Agimi i Artë. 

Zëvëndësministri i brendshëm Leonidhas Grogorakos deklaroi se “me ligjin e ri bëhet një hap përpara drejt pakësimit të burokracisë, merren masa për mbrojtjen e familjeve të emigrantëve, u jepet mundësi emigrantëve që jetojnë me vite në Greqi si dhe atyre që kanë studiuar në Greqi, të kenë të drejtën e menjëhershme të punësimit”.

Deputetja e SYRIZA e konsideroi pozitiv ligjin e ri, por ndërkohë i quajti raciste e të rrezikshme pikat e ligjit, që mohojnë nënshtetësinë tek emigrantët, të cilët janë dënuar dhe që iu ka kaluar koha e vuajtjes të dënimit. 

Partitë që ishin kundër ligjit si Grekët e pavarur, apo Agimi Artë deklaruan se ky ligj nuk e zgjidh, përkundrazi, e thellon problemin e emigrantëve të paligjshëm. 

Ndërkohë para se të hynte në Parlament, ligji në fjalë pësoi disa ndryshime, që prekin edhe një pjesë të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. 

U përfshi në ndryshime neni që parashikonte se të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilët kanë bërë kërkesë për Letërnjoftim Special Minoritari, por nuk iu është dhënë statusi i minoritarit, kanë të drejtë të marrin leje qëndrimi në Greqi, në qoftë se jetojnë të paktën 3 vite në Greqi, dhe nuk rëndon mbi ta ndjekje penale. 

Të favorizuar do të jenë fëmijët e emigrantëve, të lindur apo të rritur dhe të edukuar në Greqi. 

Me procedura të shpejta do të bëhet përshtatja e statusit dhe punësimit të emigrantëve të rinj. 

Me Kodin e ri parashikohet edhe rinovimi i lejeve të qëndrimit për emigrantët që janë prej vitesh në Greqi, tashmë të papunë dhe pa sigurime. 

Gjithashtu do të zvogelohen burokracite duke uliur numrin e dokumentave që do të kërkohen për leje qëndrimi. 

(Balkanweb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=178157

Leave a Response

Tags

Back to Top