Lajmi

Elbasan, ndërtimet pa leje, procedohen 4 inspektorë urbanistikë

ELBASAN - Policia e Elbasanit ka nisur sot procedimin penal për katër punonjës të Inspektoriatit Urbanistik në bashkitë e Elbasanit, Përrenjasit dhe Gramshit, të cilët akuzohen se duke mos kryer detyrën, kanë lejuar ndërtimin e objekteve pa leje, të ndërtuara së fundmi në këtë qark.

Burime të Policisë së Elbasanit bënë të ditur të hënën se në vijim të inspektimit për të gjitha ndërtimet pa leje në qarkun e Elbasanit, ku kanë rezultuar shumë të tilla vetëm këtë 5-vjeçar, policia ka çuar në Prokurorinë e Rrethit dosjen hetimore për Inspektorin e Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore në Bashkinë Përrenjas, 42-vjeçarin me iniciale A.K, pasi ky i fundit, ndërsa nuk ka kryer detyrën, ka lejuar ndërtimet pa leje në këtë qytet. 

Nën këtë akuzë, procedimi penal ka nisur edhe për inspektorët e Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore në Bashkinë e Gramshit, 56-vjeçarin me iniciale B.B dhe 47-vjeçarin me iniciale M.A. Procedimi penal ka nisur edhe për inspektorin e Bashkisë së Elbasanit, 47-vjeçarin me iniciale F. Ç.

(er.nu/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=151502

Leave a Response

Tags

Back to Top