Lajmi

Deputeti i Agimit të Artë: Çështja çame dhe EEZ kërcënojnë Greqinë

Deputeti i Agimit të Artë: Çështja çame dhe EEZ kërcënojnë GreqinëDeputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas ka diskutuar në parlament lidhur me kërcënimet, që sipas tij i vijnë Greqisë, nga çështja çame dhe ajo e zonave ekonomike ekskluzive mes Greqisë dhe Shqipërisë. 

Deputeti i Agimit të Artë, i ka drejtuar një pyetje Ministrisë së Jashtme për qëndrimin që ajo mban lidhur me sfidat e reja të qeverisë shqiptare, e cila sipas deputetit, vepron si një zëdhënëse e Ankarasë, kur deklaron se "do reagojmë në mënyrë aktive, nëse Greqia aplikon në mënyrë të njëanshme në OKB hartën e kufijve detarë”, si për deklaratat e kreut opozitës Edi Rama, i cili tha se partia e tij ka në programin e saj "çështjen çame”.

Deputeti neonazist sulmoi edhe ambasadorin e ri grek në Tiranë, që gjatë një prezantimi njohës në Komisionin e punëve të jashtme dhe të Mbrojtjes në fund të vitit 2012, në një moment të fjalimit të tij foli për Arvanitasit, gjë që sipas deputetit, është "tradhti kombëtare". 

Ai vërejti se për ministrinë e Jashtme greke termi “Vorioepir” është i ndaluar, por se Agimi i Artë nuk do ta braktisë kurrë Epirin e veriut dhe nuk do të ndalet kurrë së luftuari për lirinë e tij

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=117463

Leave a Response

Tags

Back to Top