Lajmi

Aleanca Kuq e Zi prezanton në Durrës 13 kandidatët për deputetë

Aleanca Kuq e Zi prezanton në Durrës 13 kandidatët për deputetëDURRES - Me sloganin “Zoti është i Pari, Shqipëria mbi të gjitha!” lideri i AK-së, Kreshnik Spahiu ka prezantuar 13 kandidatët për deputetë të Durrësit të cilët kryesohen nga Lisen Bashkurti.

“Edhe 40 ditë i kanë mbetur këtij pushteti, ti bëjmë të 40-at Sali Berishës, dhe pushtetit të tij. Në këto 40 ditë ne do të shpalosim platformën tonë fituese, me 13 kandidatët që nuk kanë qenë kurrë anëtarë partish, deputetë apo kryetarë bashkie. Durrësi po prezantohet nga njerëz injorantë, të klasës politike të Shqipërisë. Ti Halim që s’di këndim erdhi koha për largim. Durrsakët do të dinë të dallojnë midis Halimit dhe Këndimit, Klosit dhe Kosit. Se ka ardhur koha të ikin bixhozxhinjtë dhe t’i kthehet dinjiteti qytetit të Durrësit.”- u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, mbi 50% e shqiptarëve kërkojnë një Shqipëri pa Berishën e Ramën. 

“Jemi ne poli i tretë. Ne nuk e këmbyem kauzën tonë me deputetë në listat e partive të tjera. Në listat e PD janë emrat e partive të vogla të fshehura. Kauzat janë të përjetshme karriget të përkohshme. PS nuk mund të bënte aleancë me ne, sepse kanë frikë largimin e Dules. Është histori tragjike kalimi i deputetëve nga PS tek PD”- u shpreh Spahiu.

(BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=131537

Leave a Response

Tags

Back to Top