Lajmi

5 vrasjet në Shkup, Komuna e Butelit shpall një ditë zie kombëtare

5 vrasjet n Shkup, Komuna e Butelit shpall nj dit zie kombtareSHKUP- Komuna e Butelit shpalli sot ditë zie kombëtare duke vendosur flamujt në gjysmë shtizë në nderim të viktimave që u vranë natën e së enjtes në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.

Ceremonia e varrimit për pesë viktimat do të zhvillohet në varrezat e Butelit.

Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva rreth 45 vjeç u vranë natën e së enjtes.

Ministria e Brendshme po heton intensivisht për konfirmimin e motiveve të vrasjes së këtyre pesë personave.

Ajo i bëri thirrje medias të mos publikojë informacione të paverifikuara të cilat mund ndikojnë në tensionimin e situatës.

(d.b/BalkanWeb)

Article source: http://www.balkanweb.com/notizia.php?IDNotizia=86885

Leave a Response

Tags

Back to Top